fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

Ndërmjet aktivizmit dhe politikës: Çfarë mund të arrijnë iniciativat civile në rajon?

Conference in Sarajevo; Photo: EEAS

SARAJEVË – Arritjet e shoqërisë civile në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu debati për atë nëse iniciativat qytetare duhet të jenë të përfshira drejtëpërdrejtë në politikë, ishin në fokus të Konferencës “Iniciativë, angazhim, entuziazëm – përforcimi i demokracisë në BH dhe në rajon përmes aktivizmit qytetar” të mbajtur sot në Sarajevë.

Në fjalimin e tij hyrës, ambasadori Johan Satler, shefi i Delegacionit të BE në BH, ka përkujtuar se kjo Konferencë është kontribut i BH në Konferencën për të ardhmen e Evropës, duke theksuar se kjo iniciativë pan-evropiane është paraparë filimisht për qytetarët dhe shoqërinë civile.

“BE dhe Ballkani Perëndimor ndajnë kontinentin e njëjtë dhe problemet e njëjta. Zyrtarët evropian, duke përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, kanë thënë vazhdimisht se e ardhmja e rajonit është në BE, dhe prandaj është e natyrshme për rajonin që të përfshihet në diskutimin për të ardhmen tonë të përbashkët,” ka theksuar Satler.

Panelistët, aktivistët qytetar nga BH, kanë folur për përvojën e tyre në këtë fushë.

Emina Veljoviq, Drejtoreshë ekzekutive nga Qendra Arhus në BH, ka theksuar se fokusi parësor i organizatës të saj ishte të promovojë Konventën e Arhusit për qasje në informata, pjesëmarrje publike në vendimmarje dhe qasje në drejtësi në çështjet e mjedisit jetësor dhe zbatimin përkatës të saj në BH. Më së fundi, Qendra ka qënë e përfshirë në të gjithë rastet e ndërtimeve të kundërligjshme të hidrocentraleve të vogla.

“Në vitin 2019, samiti rajonal është mbajtuar atje ku u miratua Deklarata për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit Perëndimor, sepse ndërtimi i hidrocentraleve të vogla ka ndikim në të gjithë rajonin, dhe në dokument kemi thënë qartë “jo” për këto objekte. Dhoma e përfaqësuesve të Federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës ka miratuar këtë deklaratë në vitin 2020, dhe Kuvendi Nacional i Republikës Srpska në vitin 2021″, ka thënë Veljoviq.

Milica Pralica, presidente e shoqatës “Opšta nula” nga Banja Lluka, ka theksuar se aktivistët e saj shpesh ishin cak i mediave, të cilat kanë dekurajuar njerëzit nga përshirja, por tani qytetarët po fillojnë që të hapen më shumë, sidomos për temat që i bashkojnë ato, siç janë temat për mjedisin jetësorë, lëvizjet drejtësi për Davidin dhe drejtësi për Xhenanin, sepse këto tema prekin njerëzit në nivel personal.

Merisa Okanoviq, presidente e lëvizjes rinore Revolt nga Tuzla, ka thënë se organizata e saj ishte themeluar si një lëvizje studentore kundër rritjes të tarifave të shkollimit, dhe më vonë për zbatimin e sistemit të Bolonjës, dhe pas këtyre aktiviteteve është bërë më e strukturuar, dhe filloi të punojë në dialogun publik, monitorimin e institucioneve lokale dhe kantonale në fushën e arsimit të lartë.

Gordan Bosanac nga partia kroate Možemo është përfshirë në diskutim, duke folur për tranzicionin nga aktivizmi në politikë.

“Ne po prisnim për partitë për të cilat ne mund të votojmë me entuziazëm, dhe në fund ne vendosën se ata do të ishim ne. Ne ende po balanconim ndërmjet aktivizmit dhe politikës – ne kemi një këmbë në rrugë dhe tjetrën në institucione. Ne kemi ndjenjën se ne duhet të jemi në rrugë, dhe në këtë ne kemi përparësi në krahasim me partitë tjera. Partitë dominuese shpesh përpiqen që të na diskriminojnë sepse ne jemi aktivist dhe pretendojnë se ne nuk jemi të gatshëm për politik, por qytetarët në fakt e vlerësojnë aktivizmin dhe kjo është një përparësi,” ka thënë ai.

Ai ka shtuar se puna që anëtari i Možemo ka bërë në parlament u ka mundësuar qasje në media, përmes të cilave ata kanë mundur që të shpërndajnë idetë e tyre në mënyrë që nuk ishte e mundur përmes aktivizmit.

Dobrica Veselinoviq, një përfaqësuese lëvizjes serbe Ne da(vi)mo Beograd, ka theksuar se motivet për anëtarët e kësaj lëvizje që të hyjnë në politikë ishin të ngjajshme me ato të anëtarëve të Možemo.

“Ajo që na ka nxitur ishte se ne jemi ndjerë të tradhëtuar nga elitat politike dhe se nuk kemi asnjë për të cilin mund të votojmë. Rruga ishte shumë e paqartë, por unë nuk do ta shihja nga konteksti i rezultateve të zgjedhjeve, por se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen”, ka thënë Veselinoviq.

Ajo ka shtuar se çështjet e mjedisit jetësor duhet të adresohen në rajon, kryesisht problemi përdorimit të thëngjillit në prodhimin e energjisë elektrike, si dhe demilitarizimi i rajonit, demokratizimi i institucioneve publike dhe “shkëmbimi serioz i njerëzve” në Ballkanin Perëndimor, që do të kontribuojë që në rajon të jetohet sërish bashkë.

Veselinoviq ka shtuar se, në kontekstin e kapjes të mediave në Serbi, nuk ka kanal tjetër të komunikimit përveç se të flitet drejtëpërdrejtë me njerëzit dhe të bëhet puna në terren.

Diskutimi për atë nëse aktivistët duhet të hyjnë në politikë ka vazhduar më tutje gjatë panelit me Emina Veljoviq duke shprehur mendimin e saj se ky ishte një gabim, sepse pasiqë organizatat qytetare të futen në parti politike, ata duhet të pranojnë idetë e tyre, dhe humbin “fijen, lirinë, aktivizimin”.

Dobrica Veselinoviq, nga ana tjetër, ka thënë se aktivistët janë në mbrojtje dhe ata përpiqen që të mbrojnë të drejtat që ekzistojnë, dhe nuk kanë mundësi që të zgjerojnë ato.

“Kjo është arsyeja se pse mendoj se është e rëndësishme që të merret pushteti në vendet në cilat buron pushteti – dhe kjo është politika,” ka thënë Veselinoviq.

Sofija Todoroviq, gazetare e BIRN, ka theksuar se pavarësisht rrethanave të këqija në rajon, standardet e shoqërisë civile dhe medias duhet të mbesin të njëjta.

“Ne nuk duhet të humbim përqëndimin dhe qëndrimin strategjik për të zgjidhur këtë problem. Disi ka ardhur në atë pikë se gjithçka duhet të bëhet tani dhe menjëherë – nëse rezultatet nuk prodhohen menjëherë, ideja braktiset”, ka thënë ajo, duke shtuar se të rinjve të cilët bëhen aktivist shpesh u premtohet më shumë nga ajo që mund të ofrohet për ato, që shpeshherë çon në frustrim dhe dëshpërim.

Srgjan Periq nga organizata KOD me seli në Podgoricë, ka komentuar për marrëdhënien ndërmjet aktivizmit qytetar dhe politikës në Malin e Zi. Ai ka thënë se gjatë ndryshimit të qeverisë në vitin e kaluar në atë shtet, kishte pjesëmarrje të madhe të njerëzve nga shoqëria civile, por një vit më vonë, pritshmëritë nuk ishin përmbushur.

“Disa njerëz nga sektori civil kanë hyrë në qeveri dhe kjo është në rregull, por tani është hapur një hapësirë e tërësishme për një vështrim kritik të sektorit civil, dhe ju mund tregoni atë që keni bërë deri tani”, ka thënë ai, duke shtuar se mendimi i tij ishte se, në rrethanat e sotme, nuk ka një vijë të qartë ndërmjet shoqërisë civile, medias, partive politike dhe ekonomisë.

Moderatorja e këtij paneli, Senada Shelo Shabiq, ka theksuar se nuk kishte shumë diskutim për komunitetin ndërkombëtar, në krahasim me vitet e kaluara, ku tema të pashmangshme ishin mundësitë për të përfituar financim dhe tema të ngjajshme. Kjo është një shenjë se shoqëria civile ka arritur një pjekuri, por e gjithë kjo po ndodh në një gjendje të apatisë dhe njerëzve që largohen nga rajoni, prandaj është edhe më e vështirë,  ka thënë Shelo Shabiq.

Related posts

Министрите за надворешни работи на ЗБ ја повикуваат ЕУ да игра поактивна улога и да не поставува подвижни цели

EWB

ЕУ интеграцијата на Западен Балкан е заемно корисен процес

EWB

Ајкхорст : Придонесот од ЗП за иднината на Европа ќе се слушне во институцииите на ЕУ

Emina Muminović