fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

“Zgjerimi i BE nuk po arrin rezultatet e dëshiruara”

Keynote speakers Srđan Majstorović, Damjan Bergant and Emanuele Giaufret; Photo: Twitter / @CEPBelgrade

BEOGRAD – Në ngjarjen “Evropa e plotë” që është mbajtur sot në Beograd ishte diskutuar propozimi për një anëtarësim me etapa të Ballkanit Perëndimor, që do të përpiqet që të zgjidh problemin e zgjerimit që aktualisht “nuk arrin efektet e dëshiruara”, si dhe rëndësinë gjeopolitikë të Ballkanit Perëndimor për BE.

Ngjarja e organizuar nga Qendra për politikë evropiane (CEP) nga Beogradi, në bashkëpunim me Qendrën për politikë evropiane (EPC) nga Brukseli, është një kontribut për Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Një nga panelistët kryesorë, amabasadori i Sllovenisë në Serbi, Damjan Bergant, ka theksuar se Sllovenia ka vendosur zgjerimin në krye të agjendës në presidencën e saj me Bashkimin Evropian.

Ai ka shtuar se pozita e Sllovenisë është e qartë, dhe ajo është që dëshiron që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian sepse ata ndajnë histori, kulturë dhe vlera të përbashkëta.

„Unë vijë nga një shtet që relativisht vonë është bashkangjitur në BE dhe kam përvojën e të jetuarit në Slloveni kur nuk ishte pjesë e BE, dhe tani kur është, është një ndjenjë ndryshe. Unë dua që qytetarët e Ballkanit Perëndimor ta ndjejnë atë, dhe prandaj BE duhet të jetë e plotë me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor“, ka thënë Bergant.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka theksuar se politika e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë.

Pandemia ka treguar se ne bashkë jemi më të fuqishëm, ka thënë Giaufret, duke theksuar se BE dhe rajoni përballen me sfidat e njëjta.

Srgjan Majstoroviq, Kryetar i këshillit drejtues të CEP, si dhe anëtar i Grupit këshillëdhënës për politika të Ballkanit në Evropë (BiEPAG) ka vlerësuar se procesi i zgjerimit të Bаshkimit Evropian nuk po arrin efektet e dëshiruara.

„Supozohej se metodologjia e re do të përshpejtonte procesin e negociatave për anëtarësim, por nuk jep rezultate. Ne propozojmë që të përmirësohen përfitimet nga procesi i anëtarësimit, që qytetarët të kuptojnë sa më herët përfitimet nga anëtarësimi në BE”, ka thënë Majstoroviq.

Ai ka theksuar se me përparimin në plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE, shtetet kandidate duhet që gradualisht të lëvizin nga një etapë në tjetër dhe kështu të bëjnë përparim konkret.

„Është një proces që bazohet në shpërblime për një kontroll më të suksesshëm dhe më të rreptë për ata që mbesin prapa në këtë proces“, ka thënë Srgjan Majstoroviq.

Janis Emanuolidis, Drejtor i studimeve në Qendrën për politikë evropiane në Bruksel, ka vlerësuar se Konferenca për të ardhmen e Evropës është një eksperiment në nivel evropian, që ka përparësitë dhe mangesitë e tij, si dhe sfidat. Megjithatë, është inkurajuese, ka thënë ai, që qytetarët të jenë të përfshirë në proces.

„OSHC dhe Qendra për politikë evropiane, si një prej tyre, përpiqen që të përfshijnë qytetarët në mënyrë strukturore në Konferencën për të ardhmen e Evropës, jo vetëm si vëzhgues“, ka thënë Emanuolidis.

Gjatë panelit të parë, është prezantuar një dokument për diskutim të përgatitur nga Qendra për politikë evropiane dhe CEPS, duke propozuar miratimin e procesit të anëtarësimit me etapa të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

First panel discussion; Photo: Twitter / @CEPBelgrade

Sipas autorëve, dokumenti vendos bazën substanciale institucionale, teknike dhe ligjore për një përparim nga bllokimi aktual në procesin e zgjerimit.

Ata kanë shtuar se zbatimi i sistemit të anëtarësimit me etapa do të duhet të plotësohet me një politikë të fuqishme të Bashkimit Evropian të drejtuar drejtë zgjidhjes të kontesteve bilaterale dhe çështjeve të shtetësisë në rajon.

„Institucionet e BE mund t’i përshtaten idesë të anëtarësimit me etapa, me shembuj apo precedentë të ndryshëm që duhet të theksohen gjithashtu në lidhje me idenë e ndërlidhur të integrimit të ‘diferencuar’“, kanë theksuar autorët.

Tanja Mishçeviq, zëvendës sekretare gjenerale në Këshillin për bashkëpunim rajonal (RCC) ka thënë se ka mbetur e paqartë se si anëtarësimi me etapa ofruon përfitime praktike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se anëtarësimi i plotë duhet të mbesë prioritet.

Sipas Mishçeviq, një nga qëllimet kryesore të procesit të anëtarësimit është mundësia për të marrë pjesë në krijimin e politikave evropiane, dhe pjesëmarrja pa të drejtë vote apo me më pak të drejta se shtetet tjera, nuk është anëtarësim.

Milena Muk nga Instituti Alternativa, ka përkujtuar se, edhepse Mali i Zi është etiketuar si

 „pararendës“, pas 9 viteve, vetëm tre kapituj janë mbyllur.

Ajo ka vlerësuar se procesi i zgjerimit është i pasigurtë dhe se shtetet  si Mali i Zi, që kanë bërë më së shumti përparim në atë proces, aktualisht nuk bëjnë përparim.

„Ne jemi në gjendje pasigurie dhe nuk përparojmë, rrjedhimisht, anëtarësimi në etapa nuk është ide e mirë“, ka thënë Muk.

Paneli i dytë i diskutimit adreson temën e ndërtimit të autonomisë strategjike të Evropës në kushte të përgjithshme dhe në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Second panel discussion; Photo: Photo: Twitter / @CEPBelgrade

Velina Çakarova, Drejtoreshë e Institutit austriak për politikë evropiane dhe të sigurisë në Vienë, ka paralajmëruar se afërsia e drejtëpërdrejtë e BE pak a shumë po shndërrohet në një unazë zjarri, dhe kjo duhet të adresohet jo vetëm me fuqi të butë por edhe me fuqi të fortë.

Në mendimin e saj, Evropa ishte në rrezik që ngadalë por sigurtë të shndërrohej në oborrin gjeopolitik të shekullit 21, dhe lëvizjet populiste të kontinentit janë shkaktuar nga një perspektivë e shtrydhur evropiane.

Kur bëhet fjalë për çështjen e zgjerimit, Çakarova ka vlerësuar se ishte integrimi më i suksesshëm paqësorë nga aktorët e jashtëm, dhe se ajo gjithashtu ka parë Ballkanin Perëndimor në këtë kuptim. Ajo ka rekomanduar që të bëhet trysni ndaj elitave lokale politike që të bëjnë detyrat e tyre në lidhje me reformat e nevojshme, si dhe një komunikim më strategjik për rolin gjeoekonomik të BE në BP.

Dejan Joviq, Profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit dhe anëtarë i BiEPAG, ka thënë se BE nuk do të ketë sukses që të bëhet aktor i fuqishëm global nëse nuk zgjerohet menjëherë në Ballkanin Perëndimor.

“Unë nuk jam mjaftueshëm optimist për autonomine strategjike të Evropës, por mendoj se duhet të bëjë atë nëse dëshiron që të bëhet lojëtar global”, ka thënë Joviç.

Ai ka thënë se BE duhet të ndryshojë ngurrimin e tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të trajtojë rajonin si një tërësi dhe të heq kriteret të cilat nuk mund të përmbush askush.

“Është një ilizion të mendoni se është më realiste që këto shtete të ndryshojnë në mënyrë radikale sistemin e tyre të vlerave në këtë periudhës të pritjes të gjatë. Unë mendoj se është më bindëse të thoni se zgjerimi është në interes gjeopolitik i BE” ka thënë Joviq.

Srgjan Cvijiq, ekspert në demokratizim, të drejtën publike dhe ndërkombëtare dhe analizën politike dhe anëtar tjetër i BiEAPG, ka thënë se BE duhet të tërheq kufirin në rërë, të përkufizojë doktrinën e tij Monro dhe të dërgojë porosinë se Ballkani Perëndimor është terreni i tij. 

“Por gjithashtu, duhet të pranojë se rendi ndërkombëtarë i bazuar në rregulla nuk kërcënohet nga Rusia dhe Kina aq sa rrezikohet nga populistët vendas. Katër vite të fitores të Tramp apo Le Pen në Francë do të ishin më kërcënues në krahasim me gjithçka tjetër që mund të bëhej nga Rusia dhe Kina. BE duhet të jetë kundër autokratëve në kufijtë e saj, siç është rasti në Hungari”, ka thënë Cvijiq

BE duhet të projektojë pushtetin e tij në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar Cvijiq, duke shtuar se kjo duhet të jetë pika fillestare e agjendës të tij gjeostrategjike.

Related posts

Министрите за надворешни работи на ЗБ ја повикуваат ЕУ да игра поактивна улога и да не поставува подвижни цели

EWB

Градење отпорност кон дезинформации – борба за цела Европа

EWB

Ајкхорст : Придонесот од ЗП за иднината на Европа ќе се слушне во институцииите на ЕУ

Emina Muminović