SHKUP – Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor mund të kontribuojnë në Konferencën për të ardhmen e Evropës sepse Evropa është më shumë se Bashkimi Evropian, kanë theksuar pjesëmarrësit e ngjarjes të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Shtëpinë e Evropës në Shkup.
Me rastin e ditëlindjes së dytë të Shtëpisë së Evropës, Delegacioni i Bashkimit Evropian u jep mundësinë të rinjve nga Maqedonia e Veriut që të dëgjohet zëri i tyre përmes lançimit të një sërë bisedimesh në kontekst të Konferencës vijuese për të ardhmen e Evropës.
Në ngjarjen fillestare, ambasadorët e rinj evropian, aktivistët dhe sekretari i përgjithshëm i familjes të Federalistëve të rinj evropian kanë ftuar pjesëmarrësit e rinj që të debatojnë bashkarisht dhe të ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë Evropa dhe të ndihmojnë për të gjetur përgjigjet e duhura për sfidat e përbashkëta.
Zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup Julian Vassalo ka lavdëruar të rinjtë për entuziazmin dhe interesin e tyre të fuqishëm në të ardhmen e Evropës. “Mbani atë entuziazëm. Vazhdoni që të mendoni për bashkimin dhe përforcimin tonë”, u ka thënë Vasalo presidentëve të rinj në ngjarje.
Milosh Ristoski, Sekretari i përgjithshëm i Federalistëve të rinj Evropian, ka shpjeguar gjatë debatit procesin e Konferencës për të ardhmen e Evropës.
Sipas tij, edhepse ky proces është jashtëzakonisht shumë kompleks dhe përbëhet nga shumë faza të ndryshme, dhe është i hapur për publikun.
“Se cilat do të jenë rezultatet e Konferencës për të ardhmen e Evropës varet nga qytetarët dhe ne, sepse ky është një proces i hapur në të cilin ne duhet të vendosim se çfarë Evrope dëshirojmë në të ardhmen. Është me rëndësi që ky proces të mos jetë i centralizuar vetëm në nivel të Bashkimit Evropian, sepse Evropa është më e gjërë se Bashkimi Evropian”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se të rinjtë duhet të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Evropës sepse ata nuk janë vetëm e ardhmja por edhe e tashmja.
“Ne duhet të përdorim të gjithë përfitimet e platformës digjitale në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës, sipas informatave që na janë dhënë. Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi sepse ndryshimet do të vijnë vetëm nëse ne marrim pjesë në këto procese,” ka thënë ai
Vojdan Uzunov, nga YEA Maqedoni e Veriut, ka theksuar se janë të rëndësishme të gjithë mundësitë që mund të përforcojnë identitetin evropian ndërmjet të rinjve dhe Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
“Është e rëndësishme që të mbledhim të personat e rinj nga Evropa në një vend. Ndonjëherë ka paragjykime dhe mënyra të vjetra të të menduarit ndërmjet nesh, dhe kjo është ajo që duam të parandalojmë. Këto ngjarje janë të rëndësishme për të ndërtuar identitetin e përbashkët evropian”, ka thënë ai.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe prandaj është e rëndësishme që të rinjtë nga rajoni të jenë pjesë e identitetit Evropian.
“Kjo është një nga porositë kryesore të vizitës tonë në Strazburg. Të krijojmë identitetin e brendshëm ndërmjet nesh dhe të bashkëpunojmë më tutje me Bashkimin Evropian. Pse të mos krijojmë diçka që mund ta kemi në të ardhmen?”, ka thënë Uzunov.
Konferenca për të ardhmen e Evropës është një proces konsultativ i Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit Evropian që është lançuar këtë pranverë ashtuqë qytetarët Evropian nga të gjithë fushat e jetës mund të prezantojnë mendimet e tyre për sfidat dhe prioritetet e Evropës Qytetarët e Ballkanit Perëndimor gjithashtu janë përfshirë në këtë debat.