fbpx
European Western Balkans
Image default
Local Languages Content

Ajkhorst: Kontributi nga BP për të ardhmen e Europës do të dëgjohet në institucionet e BE

Në maj të vitit 2021, Bashkimi Evropian ka filluar Konferencën për të ardhmen e Evropës – një iniciativë e re, me qasje nga poshtë lartë dhe pan-Evropiane, që synon që t’u jap qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve që të kenë të drejtën për të thënë më shumë në politikbërjen e BE. Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në këtë Konferencë është përmendur në disa raste në disa muajt e fundit dhe ka filluar që të materializohet këtë muaj. Në 2 korrik, si pjesë e Forumit të Prespës për Dialog, panel diskutimi “Çfarë mund të bëjë Ballkani Perëndimor për BE?” ishte i pari nga një sërë kontributesh publike dhe civile nga rajoni për Konferëncën për të ardhmen e Europës..

Ne biseduam me Drejtorin menaxhues për Evropë dhe Azinë qëndrore në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Angelina Ajkhorst për pritshmëritë e Konferencës, rëndësinë e pjesëmarrjes të Ballkanit Perëndimor, gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE të rajonit dhe Presidencën Sllovene të BE, në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog.

EWB: Konferenca për të ardhmen e Evropës përfshin debate dhe diskutime të udhëhequra nga qytetarët që u mundësojnë njerëzve nga Evropa që të ndajnë idetë e tyre dhe të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes të përbashkët, dhe ofron një forum të ri publik për debat me qytetarët për disa prioritete dhe sfida kryesore. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga Konferenca, siç po realizohet tani në BE? A do të ketë një ndikim të konsideruar?

Angelina Ajkhorst: Së pari, më lejoni të them se jam e ngazëllyer që jam këtu në Prespë. Është një ngjarje simbolike, shumë e fuqishme, me shumë njerëz të cilët me të vërtetë besojnë në Bashkimin Evropian si një kontinent të unifikuar.

Dhe prandaj mendoj se Konferenca për të ardhmen e Evropës është në një kohë të qëlluar. Gjithmonë është shumë shumë vonë, dhe është e rëndësishme që të keni filluar. Desha të jap një porosi të qartë më parë në panel, duke thënë – “të shfrytëzojmë këtë në maksimum”. Është thelbësore që të kemi një metodë të re me të cilën dëshirojmë të sigurohemi se ne dëgjojmë. E dini, ne flasim shumë me të tjerët por jo domosdoshmërisht dëgjojmë shumë për pikëpamjet e ndryshme, për mendimet e ndryshme, e që është më e rëndësishme – se çfarë idesh ka dhe dhe çfarë veprime mund të ndërmerren për to.

Dhe prandaj e pres me padurim këtë konferencë. Përpiqem që të përdor disa shembuj brenda shteteve anëtare ku organizatat e shoqërisë civile paraqesin kërkesa konkrete për qeverinë, për autoritetet, institucionet për të bërë diçka. Ju nuk duhet të prisni deri në fund të konferencës për të bërë ndryshimin.

Është shumë vizionare. Gjithmonë prefereroj që të rikthehem te Presidenti Makron, dhe si ai e filloi këtë sepse ky është vizioni për Evropën, dhe mendoj që edhe ne duhet të abonohemi në të. Por problemi është se shumë njerëz nuk e dijnë, gjithashtu brenda BE-së – nuk është vetëm këtu në Evropën Juglindore, por gjithandej. Njerëzit nuk janë mjaftueshëm të vetëdijshëm. Ata e marrin BE si të mirëqënë, dhe ata nuk janë mjaftueshëm të vetëdijshëm se si jeta do të ishte pa Bashkimin Evropian. Vetëm imagjinoni, për një sekondë, se në çfarë do të ktheheshim. Unë lexoj shumë histori, dhe gjithmonë inkurajoj njerëzit që të lexojnë më shumë histori. Ju keni jetuar në këtë pjesë të Evropës, ju keni jetuar historinë e fundit, dhe atë një histori shumë të dhimbshme, por shumë njerëz nuk e bëjnë atë më, dhe prandaj kjo është arsyeja se pse kjo Konferencë për të ardhmen e Evropës është shumë ngazëllyese.

EWB: Pse është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor që të marrë pjesë të paktën joformalisht, në Konferencën për të ardhmen e Evropës? Në cilën mënyrë mund të arrihet kjo?

AE: Ju e dini, ajo që ne dëgjuam sot ishte shumë inkurajuese sepse puna tashmë ka filluar.

Prandaj edhe them, ju lutemi, punoni me supozimin se ju me të vëretë jeni pjesë e Bashkimi Europian. Ju keni shumë miq në institucionet e BE të cilët do të vazhdojnë që t’i referohen kontributit nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, së bashku apo të ndarë apo nga partnerët e ndryshëm sepse këtu ka shumë për të dhënë dhe për të patur. Dhe në këto diskutime fizike, mendoj se gjithmonë duhet të dalim me tre pika të veprimit. Ata duhet të jenë pika të vogla të cilat ne do i vendosim përpara. Ju nuk duhet që të keni një manifest të gjatë prej njëzet mijë veprimesh.

Nuk mund ta përmendja këtë mëngjes, por e ndjej se shumë prej punës tonë ka të bëjë me devijimin, që ju shpërqëndroheni nga drejtimi që keni marrë. Mendoj se ka shpërqëndrim edhe në kuadër të BE kur bëhet fjalë për të gjithë çështjen e unifikimit, integrimit, zgjerimit.

Ne shpërqëndrohemi, dhe ne duhet të mbajmë drejtimin, dhe kjo është për një arsye – ju e dini se nuk ka alternativë. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë.

EWB: Disa ekspertë po theksojnë se procesi aktual i anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk prodhon rezultatet që do të demokratizojnë shoqëritë e tyre dhe të do të rrisin konvergjencën socio-ekonomike  ndërmjet rajonit dhe BE. Instrumentet e nevojshme për të rritur aderimin e këtyre shteteve në lidhje me anëtarësimin janë aty. Megjithatë, ata theksojnë se shteteve u nevojitet një udhërrëfyes për një partneritet të anëtarësimit sipas nevojave të shteteve të Ballkanit Perëndimore. A pajtoheni me këtë?

AE: Mirë, ju e dini, në një mënyrë, ai tashmë ekziston. Këto raporte publikohen rregullisht. Më parë ishte çdo vjet, pastaj kishte një hendek të shkurtër, dhe tani do të publikohen sërish në tetor, nëntor, në atë periudhë, ndoshta në tetor. Ky është një mjet shumë i mirë për punë. Dhe shumë shpesh gjuha është e bazuar në fakte, ashtu si edhe Komisioni Evropian, dhe raporti është shumë i mirë.

Nuk është gjithmonë porosi e mirë për ta dëgjuar. Unë u takoj atyre që thonë, shihni, po, ka shumë çështje që nuk janë zgjedhur, por nuk mund të them se nuk po shkon mirë, përkundrazi.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përmbushin kriteret për të filluar negociatat për anëtarësim. E dini, ne duhet të ndalemi për një moment dhe të mendojmë se çfarë do të thotë kjo me të vërtetë. A do të thotë kjo se Shqipëria nuk është e gatshme për të filluar negociatat? Jo, Shqipëria është e gatshme. Maqedonia e Veriut është e gatshme.

Ajo që ne këmbëngulim – sundimi i ligjit, të gjithë liritë, gjyqësori, janë të vështira, dhe ju e dini se pse porosia është sot më e rreptë se më parë – sepse ne e shohim se çfarë po ndodh brenda Bashkimit Evropian.

Prandaj edhe ne po vendosim më shumë theks në sundimin e ligjiet sesa që e kemi bërë më parë. Kjo ishte gjithmonë aty në procesin e zgjerimit. Ajo që përpiqem të them është se udhërrëfyesit janë nën Këshillin për stabilizim dhe asociim. Tani e keni këtë punë nën metodologjinë e re. Po, mund të jetë një mënyrë e punës, pse jo? Edhe pse më duhet të them se një shumë nga kjo është tashmë aty.

Prandaj siç e shihni, sërish vijmë te pika e devijimit – të përpiqemi që të mos humbim drejtimin sepse ne përpiqemi që të rizbulojmë disa prej temave, por ne duhet t’u themi të gjithë qeverive dhe përfaqësuesve të qytetarëve, institucioneve dhe deputetëve të Parlamentit – vazhdoni të punoni, punoni për ju. Ka shumë punë. Miratoni ligjet në parlament, kërkoni nga qeveritë që të propozojnë legjislacion, përfshini gjithashtu qytetarët në këtë proces legjislativ.

EWB: Ne e kemi dëgjuar sot në disa raste se zgjerimi i BE është në një gjendje të keqe dhe entuziazmi  është në nivelin më të ulët të mundshëm për shkak të shtyrjes të fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Nga ana tjetër, ne e kemi Malin e Zi dhe Serbinë të cilët nuk po avancojnë në rrugën e tyre drejtë BE për shkak të çështjeve që lidhen me sundimin e ligjit dhe gjendjen e demokracisë. Kosova është ende duke pritur liberalizimin e vizave. Disa besojnë se ky vakum mund të krijojë pasoja serioze dhe një tokë pjellore në rajon për aktorët tjerë. A mendoni se kjo mund të ndodh nëse nuk ndryshon diçka?

AE: Unë gjithmonë vij në këto deklarata, jo sepse jam naïve dhe optimiste, por e shoh se kemi detyrim që ta bëjmë të funksionojë. Në të vërtetë, ka patur një ngadalësim, dhe kjo nuk ishte gjë e mirë. Një ngadalësim në nivel të Këshillit, në nivel të shteteve anëtare kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me Serbinë dhe Malin e Zi, ne sërish po kthehemi në drejtim të mirë sepse klasterët do të fillojnë të hapen, dhe kjo do të ndodh. Mali i Zi gjiathshtu mund të mbyll kapitujt nëse vazhdon në drejtimin e njëjtë. Bosnja dhe Hercegovina është një sfidë e madhe, por është një sfidë. Kjo do të thotë që ne duhet të bëjmë që të funksionojë.

Ne nuk kemi mundësi të themi – nuk funksionon, nuk është mirë, nuk jemi në formë të mirë,  jemi të brishtë, do të shpërbëhemi. Nuk na ndihmon aspak, përkundrazi. Sepse kështu tërhiqni partnerët e tretë.

Nëse jeni imponues dhe të konfirmuar në drejtimin e veprimit tuaj, palët e treta nuk kanë interes që të vijnë, sepse për to është një lojë e vogël.

Bashkimi Evropian ka ardhur shumë fuqishëm në vitin 2018 me perspektivën e besueshme të zgjerimit për një angazhim të rritur të BE me Ballkanin Perëndimor. Jam e sigurtë që ju kujtohet se ne biseduam për këtë më parë. Kjo ishte një porosi shumë e fuqishme që ishte thënë – ne jemi këtu. Atëherë, për fat të keq, në Këshill, gjërat nuk kanë lëvizur në mënyrën e duhur. Unë jam optimiste që mund të rikthehet sërish. Kjo nuk është aspak një kauzë e humbur, për një arsye – nuk ka alternativë. Prandaj i them secilit – veproni sikur tashmë të jemi një.

EWB: Megjithëse një rritje e ndjeshme në mbështetje të anëtarësimit në BE është e dukshme në të gjithë rajonin, me 62% të cilët mbështesin anëtarësimin, sipas sondazhit të fundit të mendimit publik të Barometrit Ballkanik, ne mund të dëgjonim sot, dhe ne mund të vërejmë një zhgënjim në Ballkanin Perëndimor, sidomos nga liderët. Ata shpesh theksojnë se ata bën gjithçka që mundeshin, por ata nuk lëvizin përpara. Si të rifillojmë këtë proces, si të lëvizim përpara dhe të krijojmë një moment që ka ekzistuar në vitin 2018, me Strategjinë? Ne kishim situatën ku secili kishte shpresë dhe ndjente sikur gjërat në fakt janë duke lëvizur përpara, dhe më pas, gjërat filluan të ngadalësohen, dhe nëse mund të them – të ndalen.

AE: Jo të ndalen. Në të vërtetë, energjia e mëparshme nuk ka qënë aty. Siç e përmenda më parë, unë mendoj se për Serbinë dhe Malin e Zi mund të jemi në vend të mirë në fund të vitit, dhe kjo ishte gjithashtu porosia për kryeministren kur ajo erdhi në Bruksel, për konferencën ndërqeveritare. Kjo ishte gjithashtu porosia për kryeministrin e Malit të Zi.

Por kjo gjithashtu varet nga qeveritë që të bëjnë punët që u kanë premtuar qytetarëve të tyre. Nëse ka dyshime për ndonjë temë, qytetarët kanë gjithmonë qasje në të gjithë raportet e Komisionit për gjendjen aktuale. Kjo është arsyeja se pse kemi këto raporte, kjo është e sigurtë.

Tani, ajo që unë mendoj se është ndoshta më e nevojshme është që qytetarët e Bashkimit Evropian të fillojnë të debatojnë dhe diskutojnë, dhe prandaj po rikthehemi te Konferenca për të ardhmen e Evropës – për të debatuar dhe diskutuar se është aq e rëndësishme sepse jemi një familje dhe si mund të përfitojmë nga kjo. Unë njoh shumë të rinj nga Brukseli që kanë udhëtuar në Ballkan dhe atyre u ka pëlqyer shumë Ballkani dhe anasjelltas. Ky është një shembull, por ka shumë shkëmbime në të cilat mund të punoni.

Prandaj, juve u nevojitet që të riaktivizoni këtë sërish, ju nuk mund të lejoni që negativiteti të mbisundojë. Ne duhet ta luftojmë atë, dhe ne këtë po bëjmë në mënyrë institucionale. Kjo është sigurisht ajo që në mënyrë shumë të qartë e bën përfaqësuesi i lartë Zhozef Borrel. Ai ka porosi shumë të qarta për atë se si i sheh këto pyetje, por gjithashtu nevojitet që shtetet anëtare të zgjohen.

EWB: Nga korriku deri në dhjetor të vitit 2021, Sllovenia do të ketë Presidencën e Këshillit të BE. Në programin e tyre ata kanë shpallur se Ballkani Perëndimor do jetë prioritet i lartë. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

AE: Nuk ka dyshim se Sllovenia do ta vendos si prioritet të lartë Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë dyshim. Ka një pikë shumë të rëndësishme në kalendar, që është Samiti në tetor. Ju e dini se kështu funksionojnë institucionet, ata punojnë për rezultate të mira në Samit dhe tashmë e shoh se për shumë liderë harta e tyre mendore është drejtuar drejtë Samitit – të përpiqemi dhe të marrin rezultate më parë dhe ta bëjmë Samitin të suksesshëm. Sofia ishte një samit i suksseshëm, isha gjithashtu edhe në Zagreb. Ishim në kushte të KOVID. Megjithatë, ne gjithsesi kishim një samit të mirë dhe rezultate të mira. Mendoj se Sllovenia do të jetë shumë e suksseshme. Ne ndihmuam presidencën, dhe ne ndihmojmë presidencën që të ketë rezultate të mira.

Related posts

“Zgjerimi i BE nuk po arrin rezultatet e dëshiruara”

EWB

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Evropës

EWB

Проширување, безбедност, ЕУ во светот: Области во кои ЗБ може да придонесе во дебатата за иднината на Европа

EWB