fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

“E ndërtojmë Evropën bashkë“: Kontributi i BP në Konferencën për të ardhmen e Evropës do të diskutohet të hënën

BEOGRAD – Ngjarja “E ndërtojmë Evropën bashkë: Kontributi i Ballkanit Perëndimor në Konferencën për të ardhmen e Evropës do të mbahet të hënën në 18 tetor, me qëllim të përmbledhjes dhe projektimit të thelbit të debateve rajonale që ishin mbajtur gjatë këtij viti.

Diskutimi do të transmetohet në kanalet e Youtube dhe Facebook të European Western Balkans  nga ora 11:00 deri në ora 12:00 (Zona kohore e Evropës Qëndore: CET).

Në korrik të vitit 2021, paneli “Çfarë mund të bëjë Ballkani Perëndimor për BE?”, që ishte pjesë e Forumit të Prespës për Dialog ka inaguruar disa iniciativa publike dhe civile me qëllim që qytetarët nga Ballkani Perëndimor të angazhohen dhe kontribuojnë në Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Deri në fillim të tetorit, janë organizuar shumë ngjarje në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ngjarjet në Shkup, Sarajevë, Prishtinë, Krushevë dhe Beograd.

Qëllimi i ngjarjes që do të mbahet të hënën është që përmbledh këto diskutime, t’u jap zë njerëzve që shpesh nuk janë dëgjuar në nivel lokal dhe të veçojë qytetarët e BP të cilët janë të etur që rajoni të bëhet burim i zgjidhjeve të problemeve ekzistuese me të cilat përballen të gjithë qytetarët e Evropës.

Diskutimi do të moderohet nga Nikola Burazer, Drejtor i programit në Qendrën për politika bashkëkohore dhe redaktor ekzekutiv i European Western Balkans.

Pjesëmarrësit do të jenë Srgjan Cvijiq, Analist i lartë për politika për marrëdhëniet e jashtme të BE në Institutin evropian për politikë të Fondacionit të shoqërisë të  hapur, Bruksel; Zoran Neçev, Udhëheqës i Qendrës për integrim evropian dhe hulumtues i lartë në Institutin për demokraci “Societas Civilis” Shkup – IDSCS; Donika Emini, Drejtoreshë ekzekutive e Platformës Civikos, Prishtinë; Daliborka Ujareviq, Drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për arsim qytetar, Podgoricë; Dafina Peci, Sekretare e përgjithshme e Kongresit rinor kombëtar të Shqipërisë, dhe Selma Prodanoviq, e lindur në Sarajavë, sipërmarrëse me seli në Vjenë që fokusohet në investim në teknologji të avancuara dhe sipërmarrësinë e femrave.

Shihni videon e Shërbimit të veprimit të jashtëm evropian për punën e Selma Prodanović, një nga pjesëmarrësit e këtij paneli. Është publikuar në kuadër të programit “Evropianët që bëjnë dallimin – Gratë udhëheqin rrugën në Ballkanin Perëndimor”.

Konferenca për të ardhmen e Evropës ishte lançuar këtë vit nga Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni Evropian, që janë përkushtuar që të dëgjojnë qytetarët evropian dhe të vazhdojnë, në kuadër të kompetencave të tyre, rekomandimet e bëra. Konferenca është e decentralizuar, me institucionet evropiane, nacionale, rajonale si dhe me shoqërinë civile dhe organizatat tjera të ftuara për të organizuar ngjarjet dhe për të kontribuar me idetë gjatë gjysmës të dytë të vitit 2021 dhe gjysmës të parë të vitit 2022. Deri në pranverën e ardhshme, Konferenca pritet që të arrijë në përfundime dhe të ofrojë udhëzime për të ardhmen e Evropës.

Related posts

ЕУ не може да си дозволи да не се слуша тоа што доаѓа од Западен Балкан

EWB

ЕУ интеграцијата на Западен Балкан е заемно корисен процес

EWB

Министрите за надворешни работи на ЗБ ја повикуваат ЕУ да игра поактивна улога и да не поставува подвижни цели

EWB