fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces reciprokisht i dobishëm

“Building Europe Together“: WB contribution to the Conference on the Future of Europe; Photo: EWB
“Building Europe Together“: WB contribution to the Conference on the Future of Europe; Photo: EWB

BEOGRAD – BE mund të përfitojë nga Ballkani Perëndimor, i cili mund t’i ndihmojë që të bëhet një aktor i fuqishëm gjeopolitik, të ofrojë siguri dhe bashkëpunim ekonomik, por gjithashtu zgjidhje dhe ide për sektorin në rritje të biznesit, është theksuar nga pjesëmarrësit e ngjarjes “E ndërtojmë Evropën Bashkë: Kontributi i Ballkanit Perëndimor në të ardhmen e Evropës”.

Qëllimi i ngjarjes, që ishte organizuar në Beograd të hënën, dhe që ishte moderuar nga Redaktori ekzekutiv i European Western Balkans Nikola Burazer, ishte që të përmbledh diskutimet e mëparshme që kanë ndodhur gjatë Konferencës për të ardhmen e Evropës, në të cilën gjithashtu kanë marrë pjesë organizatat nga rajoni.

Donika Emini, Drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos dhe anëtare e Grupit këshillëdhënës  për politika të Ballkanit në Evropë (BiEPAG), ka theksuar se BE nuk duhet të shoh integrimin e Ballkanit Perëndimor si një proces nga i cili përfiton vetëm rajon.

“BE nuk duhet të shoh Ballkanin Perëndimor si rajon që po e kullon BE, duke marrë përfitime pa kontribuar asgjë. Ky është një transaksion. Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë në BE në fushën e sigurisë, si dhe përmes bashkëpunimit ekonomik “, ka thënë Emini.

Sipas Eminit, nëse BE dëshiron që të përfundojë atë që ka filluar në vitin 2003, të tregojë se është një lojtar i fuqishëm gjeopolitik, duhet të realizojë atë që ka filluar në Ballkan.

“Duke përfunduar mozaikun në rajon, mund të tregojë se është aktor i fuqishëm”, ka theksuar Emini.

Selma Prodanoviq, sipërmarrëse dhe Themeluese e 1MIllionStartups, ka nënvizuar rëndësinë e biznesit, sidomos sipërmarrjet në qytetet e rajonit. Kjo mund të përmirësojë imazhin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Ajo ka theksuar se Ballkani Perëndimor mund të ndihmojë në arritjen e synimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe se kompanitë nga rajoni mund të ofrojnë zgjidhje të mira.

“Ne shohim se kompanitë e reja, duke përfshirë ata në Ballkanin Perëndimor, lëvizin drejtë zgjidhjeve të objektivave për zhvillim të qëndrueshëm. Ata nuk mund të arrihen nga shtetet individuale. Këto probleme mund të zgjidhen vetëm globalisht”, ka thënë Prodanoviq.

Ajo ka shtuar se nëse shihet nga perspektiva e biznis ëngjëjve, nuk ka rëndësi se prej ku vijnë idetë dhe zgjidhjet, dhe shumë ide cilësore vijnë në fakt nga Ballkani Perëndimor.

Diskutimi gjithashtu është fokusuar në mënyrat e përmirësimit të procesit të zgjerimit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Srgjan Cvijiq, analist i lartë për politika në Institutin për politikë evropiane të Shoqërisë të hapur dhe anëtar iBiEPAG, është fokusuar në perceptimin e zgjerimit në BE, duke theksuar se hulumtimi që ka bërë organizata e tij në Francë ka treguar se mendimi publik mund të ndryshohet.

“Hulumtimi jonë i fundit tregon se sa më shumë përvojë kanë qytetarët me Ballkanin Perëndimor, aq më shumë ata mbeshtesin integrimin e tij në BE”, ka thënë Cvijiq.

Sipas tij, shtetet e Ballkanit Perëndimor, krahas reformave të nevojshme, duhet të lançojnë fushata me qëllim që të përmirësojnë imazhin e tyre në vendet anëtare.

“Fushatat serioze në shtetet anëtare të BE për zgjerimin mund të bëjnë një dallim jashtëzakonisht të madh. Kandidatët gjithashtu mund të bëjnë diçka vetë për të përmirësuar imazhin e tyre. Kjo nuk ndodh për momentin”, ka thënë Cvijiq.

Zoran Neçev, Udhëheqës i Qendrës për integrim në BE nga Instituti për demokraci ‘Societas Civilis, dhe anëtarë i BiEPAG, ka theksuar propozimet e tij për reformimin e procesit. Reforma e parë që ai propozoi është votimi cilësorë i shumicës për fazat mesatare të procesit – hapja dhe mbyllja e klasterëve.

Neçev ka theksuar se, përderisa shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të rrisin kapacitetet e tyre, BE duhet të bëjë të njëjtën.

“BE duhet të rrisë kapacitetet e tij absorbuese duke diversifikuar portofoliot në të cilat trajtohen shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel evropian “, ka propozuar.

Neçev ka shtuar se Ballkani Perëndimor duhet të përfishet në mekanizmat tashmë ekzistuese të BE siç është gjendja në fushën e gjyqësorit, raportet e sundimit të ligjit, korniza për semestrin evropian – edhe nëse shtetet e rajonit fitojnë rezultate të këqija nga këto vlerësime, ata të paktën do të dijnë se çfarë të përmirësojnë, ka thënë ai.

Daliborka Uljareviq, Drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për arsim qytetar në Malin e Zi, ka thënë se njerëzit në rajon e vërejnë rëndësinë dhe rolin e Bashkimit Evropian për ndryshim dhe jetë më të mirë, por ata gjithashtu nuk janë të kënaqur me përparimin e vendeve të tyre në rrugën drejtë BE.

Sipas Uljareviq, do të ishte shumë e rëndësishme për BE që të vendos më shumë fokus jo vetëm në institucione por edhe në aktorë tjerë në shtetet e rajonit.

“Kur them aktorët tjerë, unë gjithashtu mendoj edhe për shoqërinë civile. Shoqëria civile është shumë e rëndësishme, sidomos në rajon”, ka thënë Uljareviq.

Ajo ka theksuar se klima në rajon është shumë negative për një dialog të bazuar në argumente.

“BE duhet të theksojë tolerancë zero ndaj gjuhës të urrejtjes dhe fushatave për njollosje. Mendoj se është shumë e rëndësishme që BE të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për shoqërinë civile – organizatat, dhe jo projektet duhet të mbështeten”, ka thënë Daliborka Uljareviq.

Dafina Peci nga Kongresi rinor kombëtar i Shqipërisë është fokusuar në perspektivën e të rinjve në rajon, duke theksuar se shetet humbin për shkak të ikjes të trurit.

Ajo ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të mekanizmave për bashkëpunim intra-rajonal, dhe mirëkuptimit të nevojave të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

“Ka nevojë që të kuptohet migrimi i fuqisë punëtore dhe ikja e trurit në Ballkanin Perëndimor. Duhet të përforcohen mekanizmat intra-rajonal të mobilitetit. Të shfrytëzojmë shembullin shumë të mirë RYCO por të mos ndalemi aty, ne duhet të inkurajojmë migrimin qarkullues. Përkushtimi vjen nga mirëkuptimi i duhur i situatës. Qëndrimi ynë, kërkesat tona duhet të bazohen në nevoja reale”, ka thënë Peci.

Related posts

Zgjerimi, siguria, BE në botë: Fushat në të cilat BP mund të kontribuojë në debatin për të ardhmen e evropës

EWB

ЕУ не може да си дозволи да не се слуша тоа што доаѓа од Западен Балкан

EWB

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Evropës

EWB