fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Evropës

European Union's Flag

BRUKSEL – Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të jenë pjesë e Konferencës për të ardhmen e Evropës. Ata do të kenë mundësinë të demonstrojnë se sa të vlefshme janë kontributet e tyre në krijimin e zgjidhjeve për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet kontinenti.

Për të bërë këtë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të përfaqësuar nga organizatat e shoqërisë civile mund të ndikojnë që të dëgjohet zëri i tyre, duke bashkëpunuar me organizatat e BE-së, dhe duke përcjellur propozimet e tyre apo organizimin e ngjarjeve duke përdorur platformën onlajn zyrtare të Konferencës.

Në të njëjtën kohë, ata mund të ndjekin dhe komentojnë për ngjarjet tjera në kuadër të Konferencës.

Platforma do të centralizojë kontributet që lidhen me Konferencën nga ngjarjet e ndryshme të qytetarëve. Për më tepër, do të shërbejë si bazë për raportimin e rregullt dhe për ndjekjen e rezultateve të Konferencës. Që të merren në konsideratë kontributet e tyre në kuadër të kornizës të Konferencës, organizatat duhet të adresojnë një nga temat e tyre: ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësorë, transformimin digjital, vlerat dhe të drejtat, sundimin e ligjit, shëndetin, etj.

Konferenca për të ardhmen e Evropës (CoFoE) është një iniciativë e Bashkimit Evropian me qëllim të analizës të reformave që duhet të realizohen për politikat dhe institucionet e tyre në afat të mesëm dhe të gjatë.

Në mars të vitit 2019 presidenti francez Emanuel Makron ka inicuar idenë e Konferencës për Evropën me qëllim që të propozohen të gjithë ndryshimet që i nevojiten projektit evropian. Pas zgjedhjes të saj në korrik të vitit 2019, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Leyen ka mbështetur idenë duke konfirmuar se Konferenca duhet të fillojë në vitin 2020 dhe të zgjasë për dy vjet.

Pandemia me KOVID -19 ka shtuar fillimin deri në ditën e Evropës, 9 maj të vitit 2021. Konferenca do të zgjasë për një vit, deri në pranverë të vitit 2022. Ajo synon që të debatojë për çështjet që janë të rëndësishme për qytetarët e BE-së dhe ndikojnë jetën e tyre të përditshme. Është një iniciativë e re, nga poshtë lartë panevropiane që synon t’u jap qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve më shumë zë në krijimin e politikave të BE.

Parlamenti Evropian, Këshilli, dhe Komisioni Evropian janë përkushtuar që të dëgjojnë evropianët dhe të vazhdojnë, në kuadër të fushës të kompetencave të tyre, në rekomandimet e bëra. Deri në pranverë të vitit 2022, pritet që konferenca të arrijë përfundimet dhe të ofrojë udhëzime për të ardhmen e Evropës.

 

Related posts

Ministrat e huaj të BP kërkojnë nga BE që të luaj një rol më aktiv dhe të mos vendos synime të lëvizshme

EWB

Проширување, безбедност, ЕУ во светот: Области во кои ЗБ може да придонесе во дебатата за иднината на Европа

EWB

Младите од Западен Балкан се охрабрени да придонесуваат во дебатата за иднината на Европа

EWB