fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

BE nuk mund të përballojë që të mos dëgjojë atë që vjen nga Ballkani Perëndimor

"Western Balkans Discuss the Future of Europe!" Conference; Photo: European Union Kosovo

PRISHTINË – Edhepse ka një ndjenjë se Ballkani Perëndimor është lënë jashtë nga Konferenca për të ardhmen e Evropës, BE nuk mund të përballojë që rajoni të mos dëgjojë kontributet nga rajoni. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë që të demonstrojnë se ata nuk janë përqëndruar në një çështje të vetme – zgjerimi – por ata mund të kontribuojnë në diskutimet për tema më të gjëra evropiane.

Këto ishin përfundimet nga Konferenca “Ballkani Perëndimor diskuton për të ardhmen e Evropës!”, që është mbajtur sot në Prishtinë. Donika Emini, Drejtoreshë ekzekutive e platformës CiviKos dhe anëtare e BiEPAG, ka moderuar diskutimin.

Srgjan Majstoroviq, Kryetar i këshillit drejtues të Qendrës për politikë evropiane me seli në Beograd ka theksuar se, në përgjithësi, ndjenja në rajon është se ai është lënë gjithnmonë jashtë integrimit në BE.

“Ne kemi një perspektivë ballkanocentrike – ne besojmë se ne jemi rajoni më i rëndësishëm në Evropë, por ne na mungon fotografia e plotë. Dhe bota po ndryshon, BE po ndryshon, po diskuton se si të përshtatet për botën pas pandemisë, pas Bregzitit dhe pas Trumpit”, ka thënë Majstoroviq

Ai ka thënë se Qeveritë në rajon shpesh dështojnë që të angazhohen në çështjet evropiane, që është gjithashtu rasti me Konferencën për të ardhmen e Evropës.

“Jo të gjithë vendet anëtare ishin ftuese në fillim të Konferencës. Përfundimisht, qytetarët ishin përfshirë përmes një platforme si kjo. Dhe nëse qeveritë nuk duan të shfrytëzojnë këtë mundësi, këtë gjë duhet të bëjnë qytetarët. BE nuk mund të përballojë që të mos dëgjojë atë që vjen nga Ballkani”, ka thënë Majstoroviç.

Simonida Kacarska, Drejtore e Institutit për politikë evropiane në Shkup, është pajtuar se rajoni, duke patur parasysh lidhjet e tij me BE, nuk mund të përballojë që të mos marrë pjesë dhe se disa problemki, siç janë çështjet e mjedisit jetësor dhe ndotja, janë qartazi të ndara me BE.

Ajo përkujtoi se vitin e kaluar, një grup i organizatave të shoqërisë civile kanë realizuar një simulim të konferencës me të rinjtë në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se gjetjet janë publikuar nga Qendra për politikë evropiane në Bruksel.

“Të rinjtë ishin më shumë se të gatshëm kur bëhej fjalë për transformimin digjital, politikat e gjelbërta. Kjo do të ishte pika fillestare. Të rinjtë e ndjejnë se sfidat në BE janë të ndara. Prandaj, vendimi për të mos përfshirë rajonin formalisht në proces ishte ndjerë si një goditje. Kjo na bën që të ndjehemi si të ftuar të padëshiruar në tavolinë, por ne jemi mësuar që të jetojmë me këtë”, ka thënë Kacarska.

Ajo ka shtuar se Maqedonia e Veriut, si rezultat i angazhimit 20 vjeçar me BE, në shumë fusha ka harmonizim më të mirë me BE se sa Serbia dhe Mali i Zi.

“Nga ne, BE mund të fitojë një informatë për efektet e angazhimit të saj të jashtëm, dhe mangësitë e këtij procesi”, ka thënë Kacarska.

Joanis Armakolas, Udhëheqës i Programit për Evropën juglindore në ELIAMEP, ka vlerësuar se, fatkeqësisht, BE nuk është mjaftueshëm e gatshme të dëgjojë BP kur bëhet fjalë për Konferencën për të ardhmen e Evropës.

“Disi e ndjejë se politikbërësit e BE besojnë se Ballkani Perëndimor është një problem shumë kompleks me të cilin ata nuk mund të merren”, ka thënë ai.

Armakolas ka shtuar se perspektiva e BE për Ballkanin Perëndimor është në krizë dhe se, për momentin, rajoni është duke pritur nga BE që të thotë nëse është i gatshëm që në mënyrë realiste dhe kredibile të pranojë Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në Konferencën për të ardhmen e Evropës ka një dimenzion premtues, në atë se bëhet fjalë vetëm për anëtarësimin në vetvete, ka thënë ai.

“Kur jeni të fiksuar vetëm me një çështje dhe nuk e kuptoni se politikbërja e ardhshme është shumë më e gjërë, ju nuk jeni një partner i mirë. Por Ballkani Perëndimor përmes këtij procesi mund të demonstrojë se ata kanë ide për të gjithë Evropën”, ka thënë ai.

Edhe nëse kontributet nuk do të japin inpute të menjëhershme për politika, ata mund të formësojnë agjendën, që përfundimisht do të çojë në rezultate për politikat. Ky ishte rasti me debatet për Kushtetutën e Evropës.

Kur bëhet fjalë për kontribute precize për Konferencën, Srgjan Majstorovic ka numëruar fusha të shumta, siç janë shëndeti publik, ku dinamika ndërmjet rajonit dhe BE ishte tashmë intenzive, me shumë punëtorë evropian që kanë shkuar në BE për të punuar. Ai gjithashtu ka thënë se Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë në fushat e tregtisë dhe sigurisë, duke përfshirë kontrollimin e migrimit të kundërligjshëm, dhe shumë më shumë që duhet të bëhet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne mund të ndihmojmë që BE të ri-zbulojë qëllimin parësorë, se BE është një sukses, se ka patur paqe për më shumë se 70 vjet dhe se mund të jetë më e sigurtë në politikën e saj të ardhshme globale, ka shtuar Majstoriq

Simonida Kacarska ka shtuar se pjesë e madhe e diskutimit të kushtëzimit të sundimit të ligjit  në kuadër të BE është bazuar në mekanizmat që ai përdor në marrëdhëniet e tij të jashtme, duke përfshirë në Ballkanin Perëndimor, që është një shembull tjetër për atë se si rajoni mund të kontribuojë.

Joanis Armakolas ka sygjeruar se BE duhet të mësojë nga Kina dhe Rusia për atë se pse rajoni është tërheqës për zgjerim.

“BE në Ballkanin Perëndimor është në garë me vetveten dhe është e rrezikuar që të dalë e dytë”, ka thënë ai duke cituar një proverbë greke.

Ngjarja do të hapet nga Tomash Shunjog, Shefi i zyrës të BE, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë. Ishte pjesë e ngjarjeve të organizuara nga Fondacioni për dialog Fridrih Ebert për Evropën Juglinore në kryeqytetet e rajonit.

Related posts

Младите од Западен Балкан се охрабрени да придонесуваат во дебатата за иднината на Европа

EWB

ЕУ интеграцијата на Западен Балкан е заемно корисен процес

EWB

Проширување, безбедност, ЕУ во светот: Области во кои ЗБ може да придонесе во дебатата за иднината на Европа

EWB