fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

Ndërtimi i rezistencës ndaj dezinformatave – një luftë për të gjithë Evropën

Josep Borrell, David Geer and Stevo Pendarovski at the opening of the Conference; Photo: YouTube Screenshot

SHKUP – Fushatat e dezinformatave në Ballkanin Perëndimor kryesisht përhapin narrativа kundër perëndimit dhe BE është e vendosur për të luftuar ato, por i duhet ndihmë nga rajoni, kanë theksuar pjesëmarrësit nga Konferenca për edukim mediatik BE-Ballkan Perëndimor në Shkup. Nga ana tjetër, “Ndërtimi i rezistencës ndaj dezinformatave”, siç quhet konferenca, është problem me të cilin përballet e gjithë Evropa.

Kjo është konferenca e dytë e këtij fushëveprimi e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Konferenca në Shkup bazohet në rezultatet e Konferencës të parë për edukim mediatik BE-Ballkan Perëndimor të organizuar në vitin 2020 në Sarajevë dhe Banja Llukë. Ajo do të rezultojë me rekomandime që synojnë të inkurajojnë veprime efektive kundër dezinformimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të edukimit mediatik.

Ngjarja gjithashtu është regjistruar në platformën e Konferencës për të ardhmen e Evropës.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka hapur konferencën duke theksuar se përvoja e deritashme ka treguar se dezinformatat në internet zakonisht nuk janë spontane.

“Qëllimi është që të manipulohet publiku në mënyrë sistematike dhe t’u shërbehet interesave të qendrave të caktuara të fuqishme politike dhe të biznesit”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka paralajmëruar se fushatat e dezinformacionit polarizojnë shoqëritë dhe rrënojnë besimin në institucionet publike dhe se ata mund të destabilizojnë shtetin si tërësi. Në mes të zgjidhjeve janë edukimi për edukimin mediatik, kushtet më të mira për gazetarët profesionist dhe zbatimi më i mirë i rregullave të caktuara dhe përmirësimi i tyre në pajtim me standardet evropiane.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Zhosef Borrel ka theksuar në fjalimin e tij se kjo Konferencë ishte një ngjarje e rëndësishme vjetore e punës të BE me shoqërinë civile për të luftuar dezinformatat në Ballkanin Perëndimor.

“Verifikuesit e fakteve, mediat e pavarura dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor po punojnë pa lodhje drejtë këtij synimi”, ka thënë Borrel.

Ai ka theksuar se BE ka financuar studime, edukim dhe aktivitete siç janë punëtoritë, për të kontribuar për këtë synim në rajon.

“Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Përballja me dezinformatat kërkon një qasje të të gjithë qeverisë që lehtëson qasjen e të gjithë shoqërisë. Nuk ka dyshim nga ana e BE: Ballkani Perëndimor është zemra e Evropës dhe ne ndajmë përgjegjësinë për ndërtimin e një Evrope më paqësore, me prosperitet dhe të bashkuar. Dhe ne gjithashtu ndajmë përgjegjësinë për të komunikuar atë”, ka thënë Borrell.

Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, ka thënë se studimi i fundit i përgatitur nga Instituti i Shoqërisë së Hapur në Sofje ka treguar se rezistenca ndaj lajmeve të rrejshme në Maqedoninë e Veriut është e dobët.

“Narrativat e dezinformatave vijnë në forma të ndryshme. Për shembull, gjatë pandemisë, ne gjithmonë kemi parë se BE ka lënë rajonin prapa. Në realitet, ka ofruar një ndihmë të paprecedentë në vlerë prej 3,3 miliard Euro në formë të mbështetjes shëndesore dhe socio-ekonomike dhe planin ekonomik dhe të investimit”, ka thënë Gir.

Ai ka porositur porosinë se BE është e përcaktuar për të luftuar dezinformatat, por i nevojitet bashkëpunim nga rajoni.

Gjatë diskutimit të parë në panel, Rosana Aleksoska nga shoqata qytetare “MOST” ka prezantuar gjetjet preliminare të studimit mbi narrativat dominuese të dezinformimit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020.

“Polarizimi dhe narrativat e larta ndarëse ishin përdorur për të shqyrtuar ndjenjat e rrënjosura thellë dhe besimet e gabuara me qëllim që të diskreditojë aktorët e ndryshëm, duke përfshirë institucionet perëndimore”, ka thënë Aleksoska.

Narrativat u përqëndruan rreth KOVID-19, duke përhapur teori të konspiracionit për prejardhjen e virusit, por gjithashtu kanë shtyrë tregime kundër – BE, kundër – NATO, dhe Kundër – Marrëveshjes të Prespës.

“Një karakteristikë e përbashkët e të gjithë këtyre narrativave është ndjenja kundër perëndimit dhe rrënimi i disa synimeve strategjike të shteteve”, ka thënë Aleksoska.

Hulumtimi ka treguar se portalet lokale, si ato të themeluara ashtu dhe ato anonime, kanë shpërndarë përmbajtjen e tyre përmes dhjetëra grupeve në Facebook me më shumë se million ndjekës gjithsej. Lajmet për ndihmën nga Kina gjatë pandemisë ishin përforcuar në mënyrë të veçantë.

Marjan Zabrçanec, Koordinator nacional për komunikime strategjike dhe zbatim të strategjisë të komunikimit të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se ai nuk mendon se përpjekjet e qeverisë duhet të fokusohen në heqjen e burimeve, sepse ata nuk janë përgjegjës për to.

“Përpjekjet tona duhet të fokusohen në analizë, mirëkuptim të thellë të problemit dhe ofrimin e kundër-narrativave”, ka thënë Zabrçanec.

Ai ka theksuar rëndësinë e qeverisjes aktive, që është e gatshme të prezantojë edukimin mediatik, krahas transparencës aktive.

“Kjo nënkupton përgjigje të shpejtë në nevojat e medias, kur ata kërkojnë verifikimin e fakteve”, ka thënë ai.

Zabrçanec ka thënë se qeveria ishte e vetëdijshme se ka disa sfida, se jo të gjithë institucionet janë njësoj transparente dhe të shpejta, por se është e rëndësishme që të ketë një menaxhim qëndror në lidhje me temën e reagimit.

Klodiana Kapo, Drejtore e shërbimit për verifikimin e fakteve “Faktoje” nga Shqipëria dhe Evita Purina, Redaktore e “Re: Check”, Laboratori për verifikimin e fakteve dhe hulumtimin e mediave sociale të Re:Baltica nga Letonia kanë ndarë përvojat e tyre nga trajtimi i dezinformatave, duke theksuar se situata është e ngjajshme në shtetet e ndryshme, qofshin në Ballkan ose jo.

Deirdre Kevin, ekspert i Instrumentit Horizontal II të BE-KE: Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut ka përkujtuar se Maqedonia e Veriut, si një shtet kandidat për anëtarësim në BE, duhet të sigurojë stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, që po bëhet gjithnjë e më i lidhur me rezistencën ndaj dezinformatave.

Kevin ka vlerësuar se secili në Evropë po lufton me këto çështje dhe se situata është përkeqësuar me pandeminë KOVID-19.

“Ballkani Perëndimor nuk është një përjashtim kur bëhet fjalë për dezinformatata, por derisa njerëzit përpiqen që të zgjidhin këtë problem, ne kemi mundësi që të luftojmë këtë betejë”, ka përfunduar moderatorja e panelit Jasna Jelishiç.

Related posts

“E ndërtojmë Evropën bashkë“: Kontributi i BP në Konferencën për të ardhmen e Evropës do të diskutohet të hënën

EWB

Ndërmjet aktivizmit dhe politikës: Çfarë mund të arrijnë iniciativat civile në rajon?

EWB

Министрите за надворешни работи на ЗБ ја повикуваат ЕУ да игра поактивна улога и да не поставува подвижни цели

EWB