fbpx
European Western Balkans
Local Languages Content

Ministrat e huaj të BP kërkojnë nga BE që të luaj një rol më aktiv dhe të mos vendos synime të lëvizshme

Foreign Ministers of the Western Balkan countries; Photo: Twitter / @collegeofeurope

BRYZH – Ministrat e punëve të jashtme të shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar një rol më aktiv të BE në rajon në ngjarjen “Diskutojmë të ardhmen e Evropës – Perspektivat dhe kontributet nga Ballkani Perëndimor”, që është mbajtur në kampusin e Kolegjit të Evropës në Bryzh. Studentët e kolegjit gjithashtu kanë marrë pjesë në debat.

Gjatë fjalimeve të tyre hyrëse, disa ministra kanë kërkuar që BE të luaj rol më të madh strategjik në Ballkanin Perëndimor, që do të përfshijë përshpejtimin e zgjerimit.

“Një politikë kredibile e zgjerimit është një investim në stabilitetin e Evropës. Rajoni siguron energji të rëndësishme dhe infrastrukturë rrugore për Evropën. Shqipëria ka përmbushur kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare, dhe është koha për të lëvizuar përpara”, ka thënë Megi Fino, Zëvendës ministre për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë.

Ngjajshëm me këtë, Ministrja e punëve të jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinë Bisera Turkoviq ka thënë se BE duhet të largohet nga një qëndrim i pasigurtë për rajonin.

“Ngjarjet e fundit në kufijtë e Bjellorusisë dhe Polonisë janë thirrje për një rol më proaktiv dhe të sigurtë të Bashkimit Evropian. Kjo qasje është e nevojshme edhe në Ballkanin Perëndimor. BE nuk mund të lejojë që Ballkani Perëndimor të tërhiqet prapa në kriza të ngjajshme si ato në vitet 1990, dhe kjo po ndodh para syve tonë”, ka thënë Turkoviq.

Para se t’u jepet fjala studentëve, Rektori i Kolegjit të Evropës dhe ish Përfaqësuesja e lartë për çështje të jashtme dhe politikë të sigurisë Federika Mogerini ka theksuar se fqinjët lindor dhe jugor të Bashkimi Evropian kanë një bursë të dedikuar për të studiuar në Kolegj, që nuk ishte rasti me Ballkanin Perëndimor dhe ndoshta do të ishte iniciativë e mirë institucionale nëse parashihet një bursë e tillë.

Disa studentë kanë pyetur Ministrat e punëve të jashtme nëse mungesa e angazhimit të BE dhe lodhja nga zgjerimi ka çuar në rritjen e nacionalizmit dhe trazirës politike të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë në javët e fundit. Një nga studentët gjithashtu ka pyetur nëse BE ka të njëjtën peshë për Ballkanin Perëndimor siç e ka patur para dhjetë vitesh.

Pyetjet tjera që vijnë nga studentët kanë trajtuar pengesat ndërmjet qytetarëve të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, për shembull për shkak të kërkesave për viza të cilat ende ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një nga pyetjet ishte gjithashtu se si debatet për të ardhmen e Evropës do të vazhdojnë pas përfundimit formal të Konferencës në prill të vitit 2022. Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian Dubravka Shuica, që gjithashtu ka marrë pjesë në diskutim, ka thënë se Komisioni mendon që ta bëjë platformën e konferencës digjitale një karakteristikë të përhershme dhe se është mjeti më i mirë që përdoret nga Ballkani Perëndimor për të marrë pjesë në Konferencë.

Ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shfarc është pajtuar se ka mungesë të komunikimit ndërmjet disa shteteve të rajonit. Kjo është shkaktuar, ka thënë Gërvalla-Shfarc duke aluduar te Serbia, nga mungesa e faljes për krimet e kryera në të kaluarën si dhe që rrezikojnë të ardhmen e Evropës.

Kur flasim për pasuritë e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla-Shfarc ka theksuar se mesatarja e popullsisë së Kosovës është shumë e re, dhe se ky ishte rasti edhe me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq nuk është pajtuar me karakterizimin që vjen nga ministrja Gërvalla-Shfarc, duke thënë se një shtet që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon nuk do të pranonte shuma të investimeve të huaja direkte, të cilat Serbia pranon nga shtetet e BE.

Në çështjet e integrimit evropian, Selakoviq ka nënvizuar synimet e lëvizshme të vendosura për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që, siç ka thënë ai, nuk kanë ekzistuar në fazat e mëparshme të zgjerimit.

“Ne po vrapojmë në maraton, dhe në kilometrin e 40-të, dikush ju thotë se ju duhet të vraponi edhe 20 km – kush do ta mbijetojë këtë?”, ka pyetur Selakoviq.

Në çështjen për të ardhmen e Evropës, ai ka pyetur studentët e Kolegjit nëse dikush prej tyre ka krijuar familje, duke thënë se rritja e një fëmije në Evropë është dëshmi se Evropa është kontinenti më i mirë për të jetuar dhe kontributi më i mirë për të ardhmen.

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Gjorgje Raduloviq, gjithashtu ka folur për nevojën që BE duhet të tregojë se Ballkani Perëndimor nuk është një synim i lëvizshëm.

“Secili flet për qasjen karrotë dhe laps, dhe ne na nevojiten më shumë karrota”, ka thënë Raduloviq.

Ai ka shtuar se, në Ballkanin Perëndimor, njerëzit ende po flasin për disa “ide të vjetëruara” nga shekulli i 18-të siç është nacionalizmi, ndërsa Bashkimi Evropian po lufton kundër ndryshimit klimatik.

“Shekulli i 20-të ishte koha e ideologjive të mëdha, tani të vendosim ekologjinë si ideologjinë e re që mund të na bashkojë të gjithëve”, ka thënë Raduloviq.

Federica Mogerini ka përfunduar se ngjarjen me argumentin e saj në aspekt të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ky është rasti i vetëm në të cilin zgjerimi përputhet me pajtimin. Dhe kjo është baza për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, ndonjëherë evropianët nuk marrin në parasysh shpenzimet e mosveprimit. Ne duhet të pyesim veten se cila do të ishte alternativa nëse ne nuk e bëjmë në 10 apo 20 vitet e ardhshme”, ka thënë Mogerini. 

Duke folur për ndarjet e mendimeve të para në panel, Mogerini ka thënë se ata ekzistojnë, por ata janë pjesë e demokracisë dhe pjesë e historisë evropiane.

 

Related posts

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor janë të inkurajuar që të kontribuojnë në debatin për të ardhmen e Evropës

EWB

BE nuk mund të përballojë që të mos dëgjojë atë që vjen nga Ballkani Perëndimor

EWB

“Проширувањето на ЕУ не ги постигнува посакуваните ефекти”

EWB